Me 25 shtator të këtij viti ka lindur një foshnje në Bangladesh, me sëmundjen e Progerisë, e cila të bën të dukesh sikur një 80 vjeçar, transmeton lajmi.net
Foshnja nuk duket madje as ka lindur këto kohë, tregon mjeku që ka ndihmuar në lindje. Ndërkaq, babai i foshnjes thotë se foshnja gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka arsye për t’u brengosur.
Fatkeqësisht, foshnjet që lindin me këtë sëmundje, arrijnë të jetojnë vetëm deri në moshën 13 vjeçare. Megjithatë, prindërit duken të lumtur që në familjen e tyre është shtuar anëtari i katërt. /Lajmi.net