Cakaj: Njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB, pranim i realitetit objektiv

Mbrëmë ministri shqiptar në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj është takuar me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo.

Ministri shqiptar në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është takuar me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Cakaj ka bërë të ditur se është duke marrë pjesë në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Ogranizatës së Kombeve të Bashkuara, përcjell lajmi.net.

Cakaj ka bërë të ditur se gjatë takimit me DiCarlo, kanë biseduar edhe për Kosovën dhe rëndësinë e anëtarësimit të saj në OKB.

“Theksuam fuqishëm nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare si masë e vendosjes së drejtësisë historike dhe pranimit të realitetit objektiv”, ka shkruar Cakaj ndër të tjera.

Postimi i plotë i Cakajt pa ndërhyrje:

Gjatë pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme, takova edhe Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo !

Takimi përmbajti veçanërisht tre gjëra me rëndësi:

Së pari, nënvizuam hollësisht mbështetjen e Shqipërisë për rritjen e efektivitetit të operacioneve paqeruajtëse të ndërmarra nga organizata dhe përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e “Fondit për Ndërtimin e Paqes”.

Së dyti, theksuam fuqishëm nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare si masë e vendosjes së drejtësisë historike dhe pranimit të realitetit objektiv !

Së treti, shpalosëm programin e Shqipërisë në shërbim të kandidaturës së Shqipërisë për vendin e anëtarit jo të pëhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitin 2022-2023.

Shqipëria do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm e faktor konstruktiv në marrëdhënie dypalëshe e organizata shumëpalshe në përgjithësi .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme