Lideri i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë për mediat separtia e tij do të shkojë në opozitë.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka pranuar humbjen duke i uruar aktivistët partiak për punën që kanë bërë.
PDK ka dalë e treta në këto zgjedhje me rreth 20 për qind të votave.
Përndryshe kjo parti është në pushtet që nga viti 2007.
Kadri Veseli shënon humbjen e tretë radhazi në zgjedhje, duke mos arritur ta nxjerr PDK’në të parën në Parlament për dy mandate, ndërsa, ka humbur edhe shumicën e komunave.