Gjiganti televiziv BBC i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të jashtëzakonshme që të dielën u mbajtën në Kosovë.
Zgjedhjet në Kosovë nuk kaluan pa marrë vëmendjen e medieve botërore. Është edhe gjiganti televiziv BBC që i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të jashtëzakonshme që të dielën u mbajtën në Kosovë.
BBC në artikullin e saj thotë se partitë opozitare e kanë shpallur fitoren pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili u ftua nga Gjykata Speciale.
Shkrimi nga BBC:
Partitë e opozitës pretendojnë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës.Vetëvendosja parti e qendrës së majtë dhe Lidhja Demokratike parti e qendrës së djathtë (LDK) pritet që secili të fitojë rreth 25% të votave.
Zgjedhjet u thirrën në korrik kur Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për t’u përballur me marrjen në pyetje nga një gjykatë për krime lufte në Hagë.Ato ishin zgjedhjet e katërta që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.
Serbia nuk e njeh vendin dhe me Rusinë e ka bllokuar atë të bëhet anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera ndërkombëtare.Në bisedimet para votimit, Vetëvendosje dhe LDK nuk arritën të bien dakord për formimin e një koalicioni.
Të dy palët premtojnë të trajtojnë papunësinë dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin.Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se do të “trokiste në derën e LDK” të hënën për të filluar negociatat.