Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë procesimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Ende nuk ka përfunduar tërësisht numërimi i votave.
Sipas ueb faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më janë numëruar 2 mijë e 508 vendvotime nga 2 mijë e 547 sa janë gjithsej apo 98.47 për qind e votave në tërë territorin e vendit, shkruan lajmi.net.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është e para dhe ka arritur që të marrë 200 mijë e 953 vota apo 25.52 për qind.
E dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 195 mijë e 534 vota 24.83 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 167 mijë e 402 vota 21.26 për qind.
KËTU mund të shikoni në kohë reale të gjitha rezultatet e zgjedhjeve që përditëson KQZ-ja.