Mali i zi shemb stanet e shqiptarëve që i kishin trashëgimi nga stërgjyshërit

Autoritetet malazeze, mëngjesin e së hënës, kanë nisur shembjen e staneve të shqiptarëve në bjeshkën e Ishtedimit në Mal të Zi.

Fatmir Gërvalla, përfaqësuesi banorëve të këtyre staneve, e ka bërë të ditur lajmin duke thënë se nuk janë lejuar nga autoritetet malazeze, të shkojnë në vendngjarje për të parë se çfarë po ndodh me stanet që i trashëguan nga stërgjyshërit e tyre.

Ai ka thënë se nuk do të ndalen dhe se do të protestojnë për të kundërshtuar këtë vendim të Malit të Zi, të cilin po e konsiderojnë si të padrejtë.

Pronarët e staneve e të tokës bjeshktare në Ishtedim, pohojnë se çështjen pronësore e kanë për gjykim në Gjykatën Supreme të Malit të Zi, po ende nuk kanë marrë një vendim prej saj.

Gazetari Adnan Hysenaj në një postim në rrjetet sociale, ka pulblikuar disa foto të shtëpive të rrënuara.

“EFEKTI I DEMARKACIONIT !! Sot me daten 07.10.2019 ne Bjeshken e Ishtedimit u rrënuan Stanet Stergjyshore të blera dy her më lira besa edhe më gjak, nga autoritetet e Malit te Zi , nesë shteti janë nuk ndermer diqka, atëhere banoret e 9 fshatrave që dalin nkto bjeshk do të nderrmarin vet, por atëhere do të jet von për pasojat që do të ndodhin…”- shkruan Hysenaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme