Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tash ka arritur të numëroj 98,47% të vendvotimeve apo 2 mijë e 508 vendvotimeve nga 2 mijë e 547 sa ishin gjithsejtë.
Në bazë të rezultateve nga kjo përqindje e deritanishme e votave, koalicioni NISMA-AKR-PD, ka arritur të marrë vetëm 38 mijë e 639 vota po 4,90% duke mbetur kështu nën pragun zgjedhor.
Por pavarësisht këtij rezultati, Nisma ka fituar bindshëm në Malishevë duke konfirmuar edhe një herë kështu se kjo komunë mbetet bastion i saj.
Rezultati i zgjedhjeve të Nisma-AKR-PD në Malishevë
Nisma në Malishevë ka arritur të fitojë 35,94% të votave.
Ndryshe edhe partia turke KDTP ka arritur të fitojë vetëm një komunë atë të Mamushës.
Kjo parti ka marrë 65,09% të votave në Mamushë, ndërkaq rezultati i përgjithshëm i saj është 6 mijë e 496 vota apo 0,82%.