Takim i treshes Vuçiq, Rama dhe Zaev në Novi Sad

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takojë sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Sipas njoftimeve nga Zyra për Media e presidentit të Serbisë, takimi trepalësh do të zhvillohet në Novi Sad.

Agjenda e bisedimeve nuk është specifikuar por supozohet se temë kryesore do të jetë ideja për eliminimin e barrierave tregtare, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Takimi vjen pas një deklarate të mëhershme të Vuçiqit, i cili ka propozuar një qasje të përbashkët të këtyre vendeve, ngjashëm sikurse Grupi i Vishegradit, i cili përbëhet nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia.

Në atë rast Vuçiq ka thënë se të vepruarit si bllok do t’iu jepte vendeve të Ballkanit reputacion më të mirë në Evropë.

Zyrtarët serbë ndërkohë kanë theksuar se thelbi i bllokut do të qëndronte në krijimin e një tregu të përbashkët dhe një destinacioni të vetëm investimesh.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë thënë se çdo hap do të diskutohet me partnerët e tyre evropianë dhe amerikanë. Në Shqipëri tash për tash nuk ka deklarata zyrtare në lidhje me këtë ide.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme