Edi Rama me Vuçiçin, Shpëtim Idrizi me Albin Kurtin

Zgjedhjet në Kosovë e nxorrën fitues Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurtin. Por, kjo gjë duket të mos ti ketë bërë përshtypje kryeminstrit të Shqipërisë, Edi Rama. Rama menjëherë udhëtoi për në Serbi me ftesë të homologut të tij serb, Vuçiç. U tha se qëllimi i takimit ku mungonte përfaqësuesi i Kosovës ishte krijimi i një shengeni ballkanik, pavarësisht se të trija shtetet, Shqipëria, Maqedona dhe Serbia nuk e kanë problem lëvizjen e lirë në Evropë.

Por, derisa për Ramën nuk ishte lajm i rëndësishëm fitorja e Albin Kurtit, Shpëtim Idrizi u bë politikani i parë nga Shqipëria që e vizitoi kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Sipas një njoftimi të LVV, Idrizi ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për organizimin e fushatës që arriti t’i adresojë me sukses brengat e qytetarëve të Republikës.

Ai po ashtu përshëndeti daljen e madhe të qytetarëve në këto zgjedhje gjë që tregon bindjen e qytetarëve se politika është vendi ku arrihen ndryshimet e rëndësishme shoqërore.“

Kurti foli për marrëdhëniet e reja në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në kuptimin që 50 marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve nuk do të mbeten në letër, por do të zbatohen sa më parë. Ne do të angazhohemi që në të ardhmen të kemi komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë.

E, po ashtu, edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve e për një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët. Fitorja e Lëvizjes i jep kuptim përpjekjeve historike të shqiptarëve për një politikë barazimtare me dinjitet dhe këtë po e ndjejnë shqiptarët kudo që janë”, thuhet në njoftim./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme