Nëntë zyrtare të KQZ-së në Qendrën Infektive, gjendja stabile

Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femërore, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje të duarve të intensitetit të ultë.

Sipas ShSKUK-së, dy nga to kanë patur edhe vjellje.

“Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka pasur sindromë infeksione dhe gjendja e përgjithshme është stabile. Pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese. Ekipa kujdestare e Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i hospitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore”, thuhet në njoftim.

Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të hospitalizuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme