Përgjigja e Ambasadës Britanike në Prishtinë rreth ‘kritikës’ së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, ju prishi humorin shefit të diplomacisë serbe dhe presidentit serb. Ivica Dacic e quajti hipokrizi ndërsa Vucic shkroi në rrjete sociale se ‘i kupton të gjitha’
“Të gjithë ata që ulen me kryeministrin e ardhshëm të të ashtuquajturës Kosovë nën flamurin e shqiptar me këtë publikisht demonstrojnë mbështetjen aspiratën e tij për krijimin e Shqipërisë së Madhe” vlerësoi Dacic.
Ai ‘këshilloi’ se ambasadori nuk duhej të rregullonte hapësirën partiake, por “kishte mundësi të refuzonte të ulej aty, siç bënë disa të tjerë” deklaroi ministri serb Dacic për agjencinë serbe Tanjug.
Presidenti Vucic e nisi sfidën për Ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott, në rrjetin social Twitter, aty edhe e mbylli si duket me ironi dhe një hidhërim si duket.
“Të gjithë ne i kuptuam të gjitha. Ju faleminderit shumë për përgjigjen e qartë” shkroi Vucic në Twitter.
Serbia ka injoruar çdo këshillë të bashkësisë ndërkombëtare për ndërprerjen e fushatës diplomatike për pengimin e Kosovës në anëtarësim në organizata ndërkombëtare këto kohë përkundër vërejtjeve nga Ambasadorët Quint’it, por edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në New York. Kjo si përpjekje për të afruar palën kosovare dhe serbe në tavolinën e bisedimeve, kosovarëve ju ështĽ kërkuar të heqin tarifën 100 % në mallrat serbe.