Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas dënimi të gazetarit të “Koha Ditore” Enver Robelli i cili e kishte fyer Pacollin përmes shkrimeve të tij në këtë gazetë.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se shpreson që kjo të jetë një arsye që Robelli të reflektoj për ofendimet e tij pa kurrfarë baze, transmeton arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Zvicra dënon Enver Robellin….
Të dashur miq, Sigurisht ju kujtohet sa herë gazetari i Kohës Ditore, Enver Robelli, me shkrimet e tij më ka fyer padrejtësisht nëpërmjet shkrimeve të tij. Atë njeri e kam parë vetëm dy herë në jetën time dhe nuk kam pas të bëj asgjë me të.
Kurrë nuk e kam kuptuar frustrimin e tij ndaj meje, frustrim i cili e shtynte të shpifte kundër meje. Sidoqoftë, krejt në fund, unë e padita në Zvicër për shpifje dhe drejtësia e DËNOI atë.
Shpresoj se kjo do të jetë një arsye që Robelli të reflektojë për krejt ofendimet e tij pa kurrfarë baze që ua bën njerëzve padrejtësisht, madje duke i fyer ata në kundërshtim me çdo kod gazetaresk. (sic)./arbresh.info.