Gjatë ditës së sotme i është dhënë lamtumira e fundit 24-vjeçarit nga fshati Gadime e Ulët e komunës së Lipjanit.
Shqipdon Aliu u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në fshatin e tij të lindjes, ndërkaq rrethanat e vdekjes së tij janë ende të panjohura.
Familjarët e 24-vjeçarit kanë filluar ceremoninë e varrimit të të ndjerit Shqipdon Aliu. Ai do të varroset në fshatin e lindjes, pranë varrit të babait i cili vdiq para një jave.
Një nga të afërmit e Shqipdonit ka bërë një postim prekës me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit të tij.
Nipi i familjes Aliu, Valon Bllaca ka shkruar se kujtimet e Shqipdonit nuk do të harrohen lehtë dhe nuk do të harrohen kurrë.
“Hapsira na le nuk do te plotesohet gjate gjithe jetes por kujtimet e tua s’do te harrohen kurre.Qofte i lehte dheu vella, s’do te harroj kurre”, ka shkruar Bllaca në Facebook. /Reporteri.net