LIMAJ E PACOLLI DALIN ME REZULTATE TË NDRYSHME PËR KOALICIONIN E TYRE PAS RINUMËRIMIT

Teksa Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, deklaroi se ky koalicion ka arritur në 5.5 për qind të votave, numri dy i këtij koalicioni ka dhënë shifër tjetër të përqindjes së votave të rregullta.

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, duke e quajtur skandal idenë që votat e ardhura në zarfe nga Serbia të numërohen, ka thënë se koalicioni i tij deri tash ka arritur në 5.05 për qind.

Më herët gjatë ditës, Limaj në një konferencë për media tha se pas rinumërimit të më shumë se 830 vendvotimeve, koalicioni Nisma-AKR-PD ka arritur në 5.5 për qind. Ai vazhdoi duke kërkuar të mos pranohen votat e ardhura nga Serbia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme