Për ambasador të Kosovës në Tiranë janë dy emra

Me kandidimin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar komune në Drenas, vendi i ambasadorit ka mbetur i zbrazët.

Burime të Telegrafit, bëjnë të ditur se janë përmendur dy emra si kandidatë potencialë për ambasador të Kosovës në Shqipëri, Izet Ibrahimi dhe Sylë Ukshini.

Mirëpo sipas burimeve, thuhet se ende nuk do të vendoset se kush do ta marrë vendin e ambasadorit pa u kryer zgjedhjet në Drenas.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme e ka caktuar Sylë Ukshin, i cili aktualisht ka pozitën Ministër-Këshilltar që përkohësisht ta zëvendësojë ish-ambasadorin në Tiranë, Ramiz Lladrovcin.

Ndërsa, Izet Ibrahimi ka qenë kryetar i degës së Nismës në Drenas, i cili sipas burimeve të Telegrafit aktivitetin e tij politik është duke e bërë në PDK.

Ndryshe, Ramiz Lladrovci ish-deputet në Kuvendin e Republikës në vitin 2014 u caktua si ambasador i Kosovës në Shqipëri duke zëvendësuar kështu ish komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin, i cili ishte Ambasador kur u ftua për t’u gjykuar me pretendimet se ka kryer “krime lufte”. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme