Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezanton studimin e radhës brenda serisë së studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.
“Pretendimet e Serbisë mbi ‘Investimet’ në Kosovë nga Ndërmarrjet Shoqërore Serbe pas Vitit 1999 në Kontekstin e Marrëveshjes Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, titullohet studimi i fundit i RIDEA-s.
Përveç tjerash, në konferencë do të shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimi në fjalë.
Ky studim trajton tema specifike që mund të jenë pjesë e marrëveshjes finale eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Studimi gjithashtu ofron këshilla dhe sugjerime konkrete për institucionet e Kosovës se cili duhet të jetë pozicioni specifik i Kosovës në këto çështje.