Shtetasit e huaj me të drejtë prone në Kosovë

Shtetasit e Huaj, kanë të drejtë të fitojnë pronë në Kosovë. Kështu thuhet në draft strategjinë kombëtare për të drejtat pronësore, të publikuar nga Ministria e Drejtësisë.

E tërë kjo thuhet se është bërë për të respektuar kërkesat nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, shkruan Gazeta Fjala.

Mirëpo në disa vende këto të drejta thuet se mund të kufizohen, si në Kroaci e Mal të zi.

“..Këto të drejta munden edhe të kufizohen në zona të caktuara gjeografike, sikurse është praktikuar në Kroaci dhe Mal të Zi, ku ligjvënësi ka përcaktuar se në interes publik duhet rezervuar të drejtat e pronësisë vetëm për shtetasit e vet, duke u siguruar se ato kufizime janë në pajtueshmëri me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim”, thuhet në raportin e Ministrisë së Drejtësisë. /Gazeta Fjala/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme