Propozohen 17 amendamente për Rezolutën e PE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Për rezolutën e përbashkët të Parlamentit Evropian për të cilën do të votohet në mesditë, janë propozuar gjithsej 17 amendamente. Me rezolutën ftohen vendet-anëtare për të treguar përgjegjësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe njëzëri të sjellin vendim pozitiv për fillimin e negociatave në takimin e tyre të ardhshëm.

Në amendamentet e propozuara nga ana e Evropës së Ripërtërirë kërkohet në paragrafin 1 të fshihet ajo se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin të bllokuara nga Franca, Danimarka dhe Holanda.

Më tej grupi, Evropa e Ripërtërirë – në të cilin janë të anëtarësuar partia e Emanuel Makronit, kërkon në rezolutë të shtohet se “njëra prej argumenteve shtesë të shtyrjes është fokusuar në nevojën për revidimin e formatit vijues të negociatave për inkuadrim”.

Nga ana tjetër Kata Piri dhe Toni Piculla nga grupi i Socialistëve dhe demokratëve kërkojnë që në rezolutë të futet fakti se: “Duke e pasur parasysh që marrëveshjet historike të arritura me Maqedoninë e Veriut paraqesin përpjekje të rëndësishme diplomatike dhe sukses politik, se paraqesin simbol të stabilitetit dhe pajtimit nëpër tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duke pasur parasysh atë që këto marrëveshje e kanë përmirësuar edhe frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal dhe e hapën rrugën për integrim evropian të atij vendi”.

Ndërkohë Eurodeputetët grekë nga SYRIZA kërkojnë gjithashtu të futet në rezolutë se “Marrëveshja historike e Prespës me Greqinë, e ka zgjidhur kontestin shumëvjeçar dhe ka siguruar bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon”. Ata gjithashtu shfaqin dëshpërim të thellë nga pamundësia e Unionit që të pajtohet për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të bllokimit të Francës, Danimarkës dhe Holandës, duke vënë në dukje se ky vendim e tregon mungesën e vizionit të Unionit dhe krizës me të cilën përballet ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme