Ziadin Selës i duhet Menduh Thaçi!

Gazetari dhe publicisti shqiptar nga Maqedoni, Emad Mehnmeti paralajmëron se edhe gjatë  zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, do ketë liderë partiak që publikisht do jenë për bashkimin e opozitës, por duke bashkuar të pabashkueshmet. Shkak për këtë konstatim të tij i ka shërbyer  thirrja e Ziadin Selës drejtuar partive Alternativa dhe Besa që t’i bashkohen  atij, duke e ditur se ajo është aq e mundur sa edhe bashkimi i tij me Menduh Thaçin. Sipas Mehmetit, Sela e përdor të njëjtën strategji si edhe në zgjedhjet e shkuara parlamentare kur thoshte atë që dëshiron ta : dëgjoj populli, por në të vërtetë duke thelluar mosmarrëveshjet mes partive opozitare. Më poshtë ua sjellim komentin e plotë të Emad Mehmetit, të publikuar në faqen e tij të FB.

“A e keni vërejt se liderët partiak sa e duan bashkëpunimin e partive shqiptare, por të atyre që e dinë se assesi nuk mund të bashkohen! Ja për shembull, Ziadin Sela, i thirrë “Alternativën” dhe Besen që të bashkohen me të. Sipas kësaj logjike i bie njësoj sikur t’i thuash Selës: bashkohu ti njëherë me Menduh Thaçin dhe PDSH. Identik e njëjta situatë. Prandaj, kur flasim për parime duhet të tregohen ato me vepra, e jo vetëm me fjalë të bukura.

Vlerësoj se Sela duhet të sillet kujdesshëm këtë radhë me bashkëpunimet, nëse do që realisht të mposhtet BDI-ja. Sidomos, kur dihet se çka pësoi ai në zgjedhjet e 2016-tës, me “vesel çelsat” që i përdorte Ali Ahmeti kur t’i tekej, e të cilët i kishte në koalicion tek Aleanca. Momentet politike duhet të nuhaten në kohë, sidomos kur ka informacione të sakta se kush me kënd është!

Andaj, edhe sot jo rastësisht lideri i BDI-së bën thirrje që të bashkohen të gjitha partitë shqiptare kundër tij! A mendoni se me naivitet e thotë këtë deklaratë? A mendoni se Aliu punon të humb BDI-ja e tij? Sigurisht se jo, ai e deklaron këtë sepse çdoherë ka një “çelës të tipit vesel” në radhët e partive shqiptare. Siç e kishte në zgjedhjet e kaluara e ka edhe këtë herë. Me këtë, deklaratat se kujt i bëhet ftesa për koalicionime duhet të maten e të jenë qëllim mira, se përndryshe del se bëhen sa për të larë gojën.

Krejt në fund mos të del se ai që thërret më së shumti në bashkëpunim, në fakt me apo pa vetëdije ju fryn përçarjeve, të cilat dihet se kujt i shkojnë për shtati!” – shkruan Emad Mehmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme