Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar me kryeministrin Edi Rama.Mësohet se takimi është zhvilluar në selinë qeveritare në Tiranë. Ishte Rama që paralajmëroi takimin me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste dhënë mediave.
Ky është takimi i parë Rama-Kurti, qysh prej kohës kur ky i fundit fitoi zgjedhjet në Kosovë dhe pritet të marrë detyrën e Kryeministrit.
Kurti ka shprehur publikisht ftohjen e tij me Edi Ramën për shkak se kryeministri i Shqipërisë mbështeti Hashim Thacin në projektin e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Deri më tani s’ka detaje nga ky takim.