Daçiq refuzon ftesën e ambasadorit amerikan në Beograd për ndaljen e fushatës kundër njohjeve të Kosovës

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq u takua sot me Ambasadorin e sapo emëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey.

Ivica Daçiq e informoi ambasadorin e ri amerikan për pikëpamjet e Serbisë për çështjet aktuale të politikës së Jashtme si dhe diskutuan edhe për çështjen e Kosovës.

Me këtë rast, Daçiq tha se ambasadori e kishte pyetur nëse do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

“Ne kemi biseduar pak edhe për Kosovën, dhe natyrisht ata janë gjithmonë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjes”, tha Daçiq për Tanjug pas takimit me Godfrey.

Në konstatimin se ambasadori amerikan menjëherë është interesuar për fushatën që udhëheq Serbia, Daçiq ka shpjeguar se Godfrey e shfaqi në mënyrë diplomatike.

“I kam thënë se ne kemi mirëkuptim dhe e kuptojmë se ata janë të pakënaqur, sepse janë 30 shtete që e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Sot është shumë e vështirë ta gjeni ndonjë shtet që sot do ta njohë Kosovën, sepse situata në bashkësinë ndërkombëtare ka ndryshuar”, u shpreh Daçiq.

Shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se kjo nuk është gjëja kryesore por Serbia dëshiron ta theksojë se pa pjesëmarrjen e saj nuk mund të arrihet një kompromis. Ai po ashtu theksoi se numri i 116 shteteve që kanë njohur Kosovën është i rremë.

“Nuk vjen në shprehje që ne ta ndalim fushatën dhe ata të udhëheqin kampanja për njohje duke përfshirë edhe shtetet e QUINT-it, por biseda jonë ka qenë shumë konrrekte, është në interesim tonë të gjejmë interes të përbashkët me SHBA-në dhe të kemi raporte korrekte se çka do të ishte në interes të Serbisë dhe Amerikës”, u shpreh ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme