Kosnett liderëve kosovar: Formojeni Qeverinë sa më shpejtë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka shprehur interesimin e tij për ecurinë e bisedimeve LVV – LDK, me ç’rast ka uruar formim sa më të shpejtë të qeverisë së re. Teksa janë zotuar për finalizim të bisedimeve, zyrtarët e këtyre dy subjekteve kanë thënë se prioritet i qeverisë së ardhshme do të jetë sundimi i ligjit, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar ndaras liderin e LVV-së Albin Kurtin dhe nënkryetaren e LDK-së Vjosa Osmanin gjatë ditës së djeshme.

Pas këtyre takimeve të mbajtura me dyer të mbyllura, të dyja partitë kanë dalë me nga një komunikatë për medie, me ç’rast kanë bërë të ditur se është diskutuar për negociatat LVV – LDK dhe për formim të institucioneve të reja.

Në këtë drejtim, siç potencohet në këto njoftime, thuhet se Kossnet ka uruar formim sa më të shpejtë të qeverisë së ardhshme. Në takimet e ndara që Kurti dhe Osmani patën me Kosnettin u diskutua edhe për dialogun me Serbinë, për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit dhe për zhvillimin ekonomik.

Për të diskutuar për bashkërendim të qëndrimeve gjatë ditës së djeshme dy grupet punuese, ai i LVV-së dhe ai LDK-së, zhvilluan një takim ku folën kryesisht për sektorin e ekonomisë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Pas tri orë diskutimesh pjesëmarrësit e takimit thanë se dy palët kanë gjetur pajtueshmëri për 90 për qind të temave të parashtruara që lidhen me këtë fushë.

Në këtë drejtim ata paralajmëruan dakordim të plotë jo vetëm për temat e ekonomisë, por edhe ato të fushave të tjera për ditët vijuese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme