Kërkohet paraburgim ndaj dy personave që tentuan të transportojnë 15 kg ‘’Marihuanë’’ në Serbi

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve F.H. dhe A.N., me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar që, më 08 shtator 2019, rreth mesnatës, të dyshuarit në bashkëveprim, me dashje dhe pa autorizim kanë transportuar substancë narkotike të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 15 kg, të cilën e kanë pasur të mbështjellë në një valixhe.

Të dyshuarit, janë dakorduar që këtë substancë narkotike përmes pikës kufitare ‘’Dheu i Bardhë’’, ta transportojnë në Republikën e Serbisë, mirëpo pasi janë afruar tek pika kufitare, nga frika që të mos hetohen nga organet e ndjekjes, në një distancë prej 500 metra, të njëjtën e kanë hudhur nga dritarja e automjetit, me qëllim që t’i shmangen identifikimit të tyre, ku më 31 tetor 2019, janë identifikuar dhe arrestuar.

Në këtë rast, është i përfshirë edhe një person i dyshuar, i cili për momentin gjendet në arrati.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme