AAK-ja e PSD-ja s’dinë se si do ta vazhdojnë bashkëpunimin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e di se si do të vazhdojë bashkëpunimi me Partinë Socialdemokrate me të cilën ka pasur koalicion parazgjedhor.

Haradinaj tha se si subjekt politik i kanë ofruar bashkëpunim PSD-së por që ende nuk dihet formula se si do të vazhdohet.

“Ne i kemi ofruar bashkëpunim, por nuk e di në çfarë forme. Tani koalicion parazgjedhor nuk ka, sepse zgjedhjet janë kryer, por nëse PSD ka gatishmëri jemi të interesuar. Nuk e dimë realisht formulën cila do të jetë“, tha Haradinaj për kosovapress.

Kujtojmë që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës në koalicion parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate u rendit si e katërta në bazë të rezultateve preliminare.

Sipas këtyre rezultateve PSD rrezikon të mbetet pa asnjë deputet në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme