Shtetasit e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë kanë tejkaluar sirianët sa i përket kërkesave të azilit në Irlandë. Dy nga pesë azilkërkues në Irlandë janë shqiptarë dhe gjeorgjianë.
Kryeministri Leo Varadkar ka deklaruar se shumica e azilkërkuesve mbërrijnë në Irlandë me dokumenta false, por vendi nuk rrezikon ende që “të përmbytet nga kërkesat”.
“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”, është shprehur kryeministri irlandez.
460 shqiptarë kërkuan në 2018-n azil në Irlandë, duke përbërë 13% të të gjitha aplikimeve. Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%.
Top Channel