Përfshirja e Lista Srpska në Qeveri diskutohet në Beograd, çfarë tha atje Palmer

I dërguari amerikan për Ballkanin Matthew Palmer pasi ka përfunduar vizitën në Kosovë ka nisur të hënën vizitën në Beograd, ku ka takuar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq me të cilin ka dalur edhe para gazetarëve.

Palmer është pyetur nga mediat atje rreth përfshirjes së Listës Srpska në Qeverinë Kurti.

“Mendoj se ka hapësirë në Kosovë që të dëgjohet vota e shumë palëve dhe është mendim yni që është e rëndësishme që të respektohen rezultatet e zgjedhjeve demokratike” ka thënë Palmer.

Ai ka shtuar se se Lista Srpska e ka marrë shumicën e votave të serbëve dhe ata kanë të drejtë që të përfaqësohen duke thënë se për këtë ka folur gjerësisht me liderët kosovarë përfshirë Albin Kurtin.

“Është me rëndësi që serbët e Kosovës të kenë të drejtë që të shprehen jo vetëm në opinion, por edhe nëpërmjet procesit politik” ka theksuar ai.

Vuçiq ndërkaq duke folur rreth kësaj cështjeje ka përmendur Nenad Rashiqin, Rada Trajkoviqin dhe Sllobodan Petroviqin.

“E di pse amerikanët i preferojnë më shumë këta tre, sepse ata e Kosovën e përjetojnë si shtet të pavarur” ka deklaruar Vuçiq.

Ai më pas ka thënë se Lista Srpska ka marrë 95 përqind të votave dhe se në përputhje me marrëveshjen e Brukselit ata duhet të jenë në qeveri – nëse duan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme