Albin Kurti takoi Zaevin në Shkup

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), njëherësh kandidati për kryeminsitër nga ky subjekt politik, Albin Kurti, përmes një postimi në Facëbook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim pune në Shkup të Maqedonisë, shkruan GazetaBlic.

Kurti ka njoftuar se gjatë kësaj vizite është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku është biseduar për mundësinë bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian.

Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”, ka shkruar në facebook, kreu i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme