Shqiptarja 18 vjeçare zhduket në Greqi pa lënë gjurmë

Një vajzë e re shqiptare është zhdukur pa gjurmë në zonën e Kretës në Greqi. Bëhet fjalë për një 18-vjeçare me emrin Esperanca Mustafa, e gjatë rreth 1.55.

E reja është zhdukur qysh prej mëngjesit të 3 nëntorit dhe nuk ka asnjë gjurmë prej saj. Të shqetësuar familjarët kanë bërë denoncim në polici, duke publikuar edhe fotografinë e saj.

Esperanca ka qenë e veshur me tuta dhe atlete të zeza si dhe një bluzë sportive në momentin e zhdukjes. Mesazhi i fundit që ka lënë ajo para se të dilte nga shtëpia ishte se do të shkonte në parukeri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme