“Isa Mustafa do ta risjell të “vdekur”, Demarkacionin në Kuvend

Gjeografë dhe deputetë të Kuvndit të Kosovës, paralajmërimin e Kryeministrit të vendit Isa Mustafa, për ridërgimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend, e shohin si diçka që tashmë ka “vdekur”.

Sipas deputetëve nga pozita dhe opozita, që janë kundërshtarë të versionit aktual të marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi,  ridërgimi  i saj në Kuvend nuk do të sjell asnjë rezultat, madje ata thonë se si e tillë ajo do të dështojë siç ka dështuar në seancën e mbajtur më 1 shtator të këtij viti.

Shpejtim Bulliqi, profesor i gjeografisë dhe njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, tha për “Gazeta Blic” se më mirë do të ishtw sikur Qeveria do të punonte në atë mënyrë që të menjanohen lëshimet e komisionit në marrëveshjen në fjalë, sesa ridërgimi i saj, si e tillë në Kuvend.

Ky është vendim i qeverisë, ata kanë të drejtë që ta bëjën një gjë të tillë, unë mëndoj që ma mirë ka qenë që të punohet të në mënyrë që të rregullohet ajo çështje, me i rregullu ato lëshime që janë bërë nga ana e komisionit, por megjithëatë ata kanë vepru kësi soji kështu që të shohim tash punën e kuvendarëve se si po veprojnë karshi saj”, tha Bulliqi.

Me tej, Bulliqi mohoi se do t’i nështrohet bindjes së liderit të LDK-së, Isa Mustafa, gjë për të cilën ky i fundit ka deklaruar se do të punoj në atë mënyrë që t’i sigurojë votat për ratifikim të marrëveshjes, para ridërgimit të saj në Kuvend.

Nuk ka nevojë askënd ta bind, ai ka nevojë vetëm ta argumentojë me fakte se është mirë ndërsa faktet ne po i shohim se nuk është mirë. Këtu më nuk është punë bindja edhe pse disa herë po deklarohet se është çështje politike po një gjë e tillë është e qart, por para se gjithash është çështje profesionale sepse ata njerëz që kanë qenë aty nuk kanë qenë njerëz politikë por njerëz profesional, por për fatkeqe nuk e kanë bërë punën mirë”, tha ai.

Në anën tjetër Albulena Haxhiu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së i tha “Gazeta Blic” se marrëveshja për caktimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, është e dëmshme për vendin dhe sipas saj ajo ka “vdekur” më 1 shtator, pikërisht atë ditë kur Kryeministri Mustafa, e ka tërhjekur nga rendi i ditës në seancën për Demarkacionin.

Sa i përket deklaratës së Kryeministrit Mustafa, ju e dini që jo vetëm kjo por edhe disa të tjera që i ka dhënë jo vetëm që janë shqetësuese por edhe qesharake, mirëpo sa i përket kthimit të Demarkacionit në Kuvend, në konsiderojmë që marrëveshja për ndajre të kufirit me Malin e Zi e cila na i mërr 8mije e 200 hektar ka vdekur më 1 Shtator, pikërisht atë ditë kur për shkak të kundërshtimit opozitarë dhe të ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe disa deputeëve të mazhorancës, qeveria u detyrua që ta tërheq nga rendi i ditës, tash në çfarëdo veprimi që dëshiron që ta risjellë çështjen e Demarkacionit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për ne si subjekt politik është i papranushëm”, tha Haxhiu

Përveç kësaj, deputetja nga VV-ja thekësoi se me rikthimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend do të rikthehet edhe kundërshtimi i saj nga ana e këtij subjekti politik.

LEXO:  Opozita: Zgjedhjet e jashtëzakonshme para pranverës së vitit 2017!

Nëse z.Mustafa dëshiron ta rikthej atë marrëveshje natyrisht që ne do t’i rikthehemi kundërshtimt të saj, sepse është e padrejtë dhe është jashtëzakonisht e dëmshme për vendin tonë”, tha ajo.

Po e njëjta deputete, veçoi se fajtorë për mungesë të liberalizimit të vizave për vendin tonë është Qeverisja Mustafa dhe ajo e më hershmja, Thaçi.

Në fakt përgjegjësitë kryesor pse Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave është pikërisht qeveria Mustafa mirëpo edhe ajo e kaluara, do të thotë për vite radhazi qytetarët e Kosovës janë mashtruar se do të ketë liberalizim të vizave mirëpo kjo nuk ka ndodhur, dhe kjo në radhë të parë vjen për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit në të cilin zhytur kjo qeverim dmth nuk mund të këtë liberalizim të vizave në Kosovë, në qoftë se në vazhdimësi thellohet korrupsioni në republikën e Kosovës, këtë po e thomë jo vetëm ne si subjekt politik por edhe raportet e ndryshme ndërkombëtare që bëhen për Kosovën. Ne sa i përket kushtit të Demarkacioni që i është dhënë padrejtësisht nga Bashkimi Evropian ne e konsiderojmë si të padjretë që po i bëhet Kosovës. Ky kusht nuk i është bërë asnjërit prej vendeve që e kanë fituar të drejtën e lëvizjes së lirë, por nuk mund të fajësohet opozita për këtë, pasi që fajin kryesor e ka qeveria”, është shprehur ajo.

Ndërsa Valdete Bajrami, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s tha se Kryeministri Mustafa, është dashur që ta sjell më heret në Kuvend marrëveshjen në fjalë me kusht që të bie në mungesë të votave dhe më pas të hapet rruga e rishikimit të saj.

“Z.Mustafa do duhej që më herët ta sillte demarkacionin në Kuvend dhe ta rrëzonim ne në Kuvend dhe t’i hapnim rrugë rishikimit të marrëveshjes për Demarkim, por ne e dijmë që z.Mustafa nuk i ka votat as të deputetëve të tij, prandaj është duke e mbajtur peng edhe liberalizimin e vizave edhe çështjeve të tjera”, tha ajo.

Ndërsa në lidhje me akuzat e Mustafës, se qytetarët janë bërë peng i liberalizimit të vizave shkaku i kundërshtimit të Demarkacionit, nga deputetët e opozitës dhe disa të pozitës, Bajrami, shprehu keqardhje, duke thënë se si është e mundur që një koalicion kaq i madh të jetë i varur nga opozita, e cila ka gjithësej 30 deputetë.

Është për keqardhje qysh një koalicion i cili konsiderohet si më i madhi për ka numri i votave të jetë i varur nga opozita, kjo tregon nivelin e z.Mustafa deri ku ka ardh, nuk mundem më tepër të komentoj”, ka përfunduar ajo.

Në lidhje me këtë çështje “Gazeta Blic” ka provuar të kontaktoi edhe shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, por kontakti me të ka qenë gati i pamundur, pasi që ai nuk i është përgjigjur thirrjeve tona.

Ndryshe, marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, është një nga marrëveshjet e cila është përcjellë më shumë tension ndërmjet politikë-bërësve që nga koha e finalizimit të saj.

Çështja e demarkacionit ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër temat më preokupuese në vend. /GazetaBlic.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme