Qeveria mban mbledhjen, hesht për 5 milionët që duhet paguar austriakëve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të mbajtur sot rreth orës 9:00, miratoi propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2016.
Ky vendim, sipas raporton gazetari i lajmi.net nga kjo mbledhje, parasheh përfshirjen në program të disa projektligjeve për këtë vit dhe po ashtu ndryshimin e afateve kohore për realizim për disa projektligje tjera.

Në mesin e disa projektligjeve që Qeveria ka vendosur t’i ketë në plan për këtë vit, janë edhe Projektligji për Kadastrën dhe ai për Kryeqytetin.

Po ashtu ekzekutivi ka miratuar propozim vendimin e Ministrisë së Integrimeve për fuqizim të bashkëpunimit me shoqërinë civile në kuadër të procesit të integrimit si dhe informimin e qytetareve për këtë proces i cili kap shumën 80 mije eurove.
Në mbledhjen e Qeverisë nuk u fol fare për dëmshpërblimin prej 5 milion eurosh që Ministria e Punëve të Brendshme duhet t’i paguajë kompanisë austriake OeSD lidhur me rastin e ‘pasaportave’.

Gjykata e Arbitrazhit në Paris mori vendim në favor të kompanisë austriake pasi MPB-ja shkëputi njëanshëm kontratën pasi OeSD deklaroi se nuk kishte marrë pagesën prej 1.4 milion euro për furnizim me pasaporta biometrike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme