Ministria e Bujqësisë njofton se për herë të parë që nga viti 2006, rikthehet në Evropë gripi i shpendëve dhe se Shqipëria është e rrezikuar nga ky virus, për shkak të shtegëtimit të shpendëve të egër drejt lagunave.
Për këtë shkak, Ministria e Bujqësisë njofton se ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla nga vendet e prekura.
Po ashtu, Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve që të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhura.
Sipas njoftimit, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.