Ka nisur një debat i nxehtë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderëve kosovarë lidhur me krijimin e shengenit ballkanik, ku sot kjo temë ishte dhe pjesë e diskutimit në Samitin e Ohrit. Deklaratat e Ramës për mospjesëmarrjen e palës kosovare, acaruan marrëdhëniet me liderët e Kosovës. Rama u akuzua sot nga Isa Mustafa se po bashkëpunon për krijimin e “mini Jugosllavisë”.
Ndërkohë rrjetet sociale kanë shërthyer me foto-ironi.