Përplasja prej një viti tek Unaza është shoqëruar edhe me një luftë të madhe mediatike si edhe element të fortë të propagandës për të arritur në qëllimin final, prishjen e shtëpive të banorëve.
Kjo po ndodh sot, dhe sigurisht nuk mund të mungonin elementë të propagandës.
Gjatë një lidhjeje live me Abc News, ish-deputetja demokrate njoftoi publikisht se një person tek Unaza e Re kishte ndërruar jetë pas përplasjes me policinë.
sh-deputetja tha se e kishte marrë nga banorët përreth lajmin se personi në fjalë kishte ndërruar jetë dhe pikërisht këtu nis problemi i këtij njoftimi të rëndë publik.
Me të dëgjuar në vesh se një person kishte vdekur dhe si duket e painformuar për elementet e propagandës, Pampuri e hodhi direkt informacionin në media duke mos menduar se po bënte një autogol të madh për vete dhe kauzën e banorëve të Unazës.
Në këtë moment fillon lëvizja e atyre që me gjasë e futën me dashje në kurth Pampurin. Pasi e kishin bërë të thoshte një gënjeshtër në publik, tani kishte ardhur momenti për nxjerrë “bllof” Pampurin dhe banorët e Unazës njëkohësisht.
Nuk zgjati shumë dhe fotot e Mahmut Imallarit të shpallur të vdekur filluan të hidhen në media. Përveç disa gërvishtjeve, Imallari ishte si kokrra e mollës.
Për fat të mirë nuk pati asnjë viktimë, dhe për fatin e keq të sajin keq Oriola zbuloi se u fut në kurth, kurse banorët e Unazës u lanë vetën nga opozita sot, kur ishte dita finale e tyre e përballjes me pushtetin.