Shkrimtari Kim Mehmeti i ftuar në RTV Ora komentoi aktualitetin e ditëve të fundit politik dhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Mehmeti tha se në vendin tonë kryeministri është duke u sjellë si drejtuesi i ndonjë shtëpie publike dhe jo i një shteti
“Në Shqipëri askush nuk është angazhuar që të bëjë shtet, por vetëm që të mbajë pushtet. Këta politikanët, pushtetarët e Shqipërisë të gjithë e dinë se si mbrohet pushteti, i dinë të gjitha intrigat, por asesi nuk e kuptuan edhe të shkojnë një hap tutje që të ndërtojnë edhe shtet.
Ky konflikti i fundit për Gjykatën Kushtetuese, unë nuk jam gjykatës apo ndonjë njohës i mirë, por ka diçka që shihet edhe pa syzet e ekspertit, kur gjykatësja që duhet ta mbrojë kushtetutën shkon dhe bën betim në kafene kjo tregon çdo gjë. Kjo tregon që ajo do bëhet gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese në një vend ku kryeministri sillet sikur është drejtuesi i shtëpisë publike dhe jo i një shteti.
Kur je kryeministër, ti je kryeministër edhe i kadrinjve, edhe i avdallenjve, edhe i gjenive, nuk je vetëm ik të mençurve. Të pretendosh që të gjithë duhet të jenë të mençur sa ti, atëherë ti je më injoranti, sepse ti nuk e kupton vendin ku je ulur. Ajo është injoranca më e madhe”, u shpreh Kim Mehmeti