Çfarë ndodhi dje me inaugurimin e stadiumit, plas gallata në rrjet me Edi Ramën

Mbrëmjen e djeshme Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi ndeshjen e fundit përballë Francës në kuadër të eliminatoreve të Evropianit 2020.

Edhe pse Shqipëria nuk arriti të kualifikohet për fazën finale, ndeshja e djeshme ishte me rëndësi pasi u inaugurua stadium i ri kombëtar në Tiranë.

Më një kapacitet prej 22 mijë vendesh, “Air Albania Stadium”, tregoi se ende nuk ishte gati për të pritur një ndeshje.

Ajo që ra në sy ishte fusha e keqe, edhe pse e sapo inauguruar, si edhe detaje të tjera që çaluan në organizim.

Tifozët në korr bërtitën kundër kryeministrit Rama.

Ndërsa në rrjetet sociale plasi gallata në lidhje me ndeshjen dhe pas ndeshjen.

Tifozët kanë shpërthyer në thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, gjatë ceremonisë së hapjes së stadiumit të ri “Air Albania Stadium”.

Sikurse mund të dëgjohet edhe në video, në kor, tifozët thërrasin “Rama ik”, në momentin kur në stadium fiken dritat dhe ndizen dritat e celularëve, një simbolikë kjo e përdorur edhe gjatë protestave të PD-së, ku protestues te shumte, ndriçuan bulevardin me dritat e celulareve.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së stadiumit së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Linda Rama dhe djalin Zaho. Në fjalën e tij, Rama e quajti ditën e sotme “ditë historike për sportin shqiptar”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme