Evidentohen keqmenxhime të mjeteve financiare në Kryeministri

Gjatë shqyrtimit të raportit të Auditorit për Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, anëtarët e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrje Financiare evidentuan disa keqplanifikime dhe keqmenaxhime të mjeteve financiare.

Kryetari i Komisionit, Faton Topalli, vlerësoi se ZKM gjatë vitit 2015 kishte keqplanifikuar 1 milion e 300 mijë euro, kurse sipas tij, 31 mijë euro janë keqmenaxhuar për subvencione, ngase nuk ka pasur dëshmi, raporton Kosovapress.

Për këto çështje të ngritura në komision, sekretari i përgjithshëm në ZKM, Fitim Krasniqi ka arsyetuar duke thënë ajo çfarë ka ndodhur me subvencionet në vlerë prej 31 mijë euro ka ndodhur pa fajin e tyre meqë sipas tij mungon një rregullore e cila kishte me pasur mbikëqyrje më të madhe.

Çështje tjetër problemore në ZKM, mbetet edhe mungesa e auditorëve të brendshëm që është vetëm një. Deputeti Ali Sadriu tha se do të duhej të ishin së paku 10 auditorë.

Sadriu ngriti edhe çështjen e disa parregullsive financiare në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës në vlerë prej 1 milion e 700 mijë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme