Shprehet avokati i Shaban Sylës: Kërcënimi i tij ka qenë i fabrikuar, po mundohen t’i ndalin përgjimet

Natën e 18 nëntorit persona të panjohur ia mësynë shtëpisë së Shaban Sylës, të dënuarit për rastin “Bllaca 2”.

Persona të maskuar ende të paidentifikuar kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së Shaban Sylës me qëllimin për ta kërcënuar.

Në momentin kritik aty kishte dalë njëri nga anëtarët e familjes së Shaban Sylës me ç’rast ishte kërcënuar me fjalët: “Ndalini përgjimet ose ndryshe kena me ju vra edhe juve edhe ata që po i publikojnë”.

Këto fjalë i kishin shqetësuar familjarët ku më pas për rastin i kishin njoftuar edhe organet e rendit. Avokati i Shaban Sylës, Gazmend Halilaj, tha për IndeksOnlinen se kërcënimi i familjes së Shaban Sylës ka qenë i fabrikuar dhe se dyshimet e tyre janë për disa audioincizime që janë bërë në emër të rastit “Bllaca”.

“Jam njoftu prej klientëve të mijë për rastin, i kam sygjeru që ti njoftojnë njerëzit me kompetencë, nuk jemi të njoftuar me persona konkret, mirëpo dyshojmë që rasti ka të bëjë me audio incizimet e fundit të publikuara. Ne kërkojmë drejtësi në lidhje me rastin dhe e shohim të arsyeshme të thojmë se ky rast ishte i fabrikuara. I ftoj Policinë dhe të gjithë që ky rast të merret me prioritet të plotë. Emra nuk mund të themi pasi rasti është në pjesën e hetimeve. Kanosja ka ndodhë pikërisht për këto audio incizime”, tha Halilaj.

Syla në dhjetor të viti 2012 ishte gjetur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë ndaj Adem Salihut, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë ndërsa më pas edhe nga Gjykata e Apelit e cila kishte vërtetuar këtë vendim.

Syla një muaj më parë në Burgun e Duvbravës ku edhe është duke e vuajtur dënimin, kishte hyrë në grevë urie si dhe nuk kishte pranuar të merrte ndihmë mjekësore për disa komplikime në shëndetin e tij, pasi që sipas tij gjatë shkuarjes në QKUK ai ishte shoqoëruar me armë të gjata dhe një sërë masash të rrepta sigurie, të cilat sipas tij kanë qenë të panevojshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme