Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka vlerësuar buxhetin e Kosovës.
Anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa me shumicë të votave e miratuan në lexim të parë projektbuxhtin për vitin 2017, me këtë rast kryeministri Mustafa ka theksuar se buxheti i Kosovës për vitin 2017 është prej 2miliard euro dhe është buxheti i shtetit.
“Buxheti i Kosovës për vitin 2017 pre 2 miliard euro është buxhet i shtetit tonë. Nuk është i asnjë partie politike. Uroj Komisionin për buxhet për vendimin e sotëm”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Gjithashtu kryeministri ka thënë se koalicioni qeverisës është i fortë dhe punon për interesa afatgjate të Kosovës./Indeksonline