E FRIKSHME – EVN’ja e MAQEDONISË GUXON TË DËNOJË ME ‘VDEKJE’ KOLEKTIVISHT?!

Nga Kim Mehmeti

Po është e frikshme kjo që guxon ta bëj EVN’ja e Mqedonisë në disa vendbanime shqiptare – ulet ‘bordi’ i saj dhe vendos t’ua ndalë rrymën, për shembull,  të gjithë banorëve të Gërçecit në afërsi të Shkupit, pra t’i dënojë kolektivisht me ‘vdekje’ edhe ata që paguajnë edhe ata që nuk paguajnë, edhe të shëndoshët edhe të sëmurët, edhe pleqtë edhe foshnjat!

Pra EVN’ja guxon të dënojë kolektivisht me ‘vdekje’ një vendbanim të tërë , e pastaj ne pyesim pse ikin të rinjtë, pse pakohen shqiptarët e Maqedonisë!? Ja EVN’ja është një ‘kontributore’ efikase që u dëshmon të rinjve të këtushëm se qofsh i drejtë apo fajtor, këtu dënohesh kolektivisht!

Por duhet të jemi të drejtë e ta pranojmë se EVN’ja guxon t’i dënojë kolektivisht banorët e Gërçecit e t’i lë pa rrymë elektrike dy ditë me radhë sepse e dinë se ata janë pa komunë, pa kryetarë komune, se nuk kanë ku të ankohen, sepse të gjithë funksionarët e BDI’së dhe burrështetasit e LSDM’së merren me ‘biznese’ tjera, e nuk kanë hallin e banorëve shqiptarë!

Pra EVN’ja e ka kuptuar atë që nuk ia dalin ta kuptojnë, për shembull, banorët e Gërpecit: se ata nuk ka kush i mbron. Sepse sikur të kishin komunë e kryetar të hairit komunal, qëmoti do formohej komision komunal që do vlerësonte dëmet që u shkaktohen banorëve nga shkrirja e frigoriferëve dhe prishja e aparateve elektrike. Si dhe qëmoti komuna do angazhonte avokat për ta dhënë në gjyq EVN’në për sjelljen e saj prej banditi që nuk respekton as ligj as të drejta njerëzore! Sepse edhe në Siri ku bëhet luftë, nuk ndodh kjo që ndodh mes nesh.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme