Pas problemeve te bateria e Samsung Galaxy Note 7, edhe rivali kryesor Apple po përballet me shqetësime nga përdoruesit e saj.
“Apple ka kuptuar që një numër shumë i vogël i pajisjeve iPhone 6S po ndalen papritmas. Kjo nuk është çështje sigurie dhe prek vetëm një sasi të limituar që janë prodhuar mes muajve shtator e tetor të vitit 2015”, thuhet në një njoftim të Apple-it.
Kompania ka sugjeruar se ata që kanë probleme të tilla ta dërgojnë pajisjen te dega e kompanisë dhe të kërkojnë zëvendësim.