Gjatë ditës së mërkurë, 20 nëntor, janë rinumëruar 128 vendvotime.
Këtë e ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Sipas tij, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është 969 vendvotime apo rreth 67%.
“Në ditë e tetë (e mërkurë) janë rinumëruar 128 vendvotime. Pra deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime apo rreth 69%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 438 vendvotime”, ka thënë ai.
Ndërkohë “Gazeta Blic” merr vesh se procesi i rinumërimit të votave pritet të përfundojë deri të hënën e javës së ardhshme.