Ardian Bytyqi: VV dhe LDK duhet të merren vesh për president konsensual

Koha e gjatë nëpër të cilën procesi zgjedhor po  kalon deri në certifikimin e rezultateve si duket edhe po rrit deshirën për më shumë pushtet brenda dy taborreve politike, por këtu me më shumë shije duket të jetë  Lidhja Demokratike e Kosovës thot analisti Ardian Bytyqi. Tutje Bytyqi beson se nuk është në pyetje certifikimi i rezultateve, e aq shumë nuk duket të jetë as posti i presidentit, i cili mund edhe mos tu takojë asnjërës parti, por të shkohet me një president konsensual. Ngulja këmbë për të marrë postin e presidenit tejkalon parimet e të dyja subjekteve politike. Elektorati në zgjedhjet e 6 tetorit nuk mendoi se pozitat udheheqëse  mund të jen problem për ndarjen e “kulacit” mes LVV dhe LDK, pra për at edhe zgjodhi opozitën e kaluar të jet pozita e tashme.

Postimi plot i analistit Bytyqi ne facebook.

Koha e gjatë nëpër  të cilën procesi zgjedhor po kalon si duket edhe po rrit deshirën për më shumë pushtet brenda dy taborreve, por këtu me më shumë shije duket të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ka disa ditë që flitet gjithandej se kush është kush aty mbrenda subjekteve që Levizja VETVENDOSJE dhe LDK nuk po mund të i përafrojnë qëndrimet finale rreth koalicionit të madh.

Megjithat ka edhe dicka tjetër përtejë kësaj që unë dhe ti mund edhe mos ta dim, e e cila siq duket është menduar mirë mbrenda LDK-së.

Nuk është vetëm emri i presidentit, emri i Isa Mustafës ai i cili hë për hë po e zvarrit procesin e nënshkrimit të marrveshjes mbi bashkëqeverisjen LVV-LDK, as nuk është certifikimi i rezultateve. Ka dicka krejt tjetër.

Është elektorati.

Përdallim nga bashkqeverisja LDK-PDK 2014-2017, e cila e ktheu partin e Ibrahim Rugovës në subjektin e tretë në zgjedhjet e kaluara, tek Vetvendosje ka diçka tjetër pse LDK i frigohet koalicionit.

PDK me secilin subjekt që ka hyrë në bashkëqeverisje e ka gjunjëzuar, siq ia bëri dikur LDK-së e AKR-së, e tash AAK-së e NISMA-së. Është kanceri politik i koalicioneve.

Në koalicionin e ashtuquajtur të elefantëve, Guns N Rose’s, PDK, LDK-së asnjeherë nuk mundi t’ia prek elektoratin. Ajo(PDK) qeverisi me strukturat e LDK-së për interesin e disa figurave aty brenda dhe jo me deshirën, vullnetin e elektoratit

Me Levizjen VETVENDOSJE gjerat shkojnë përtej kesaj matematike. Albini dhe Levizja VETVENDOSJE siq do ta thoshte edhe Luta e bluan elektoratin, e tjeterson, e kthen në LVV dhe e bēnë përvete, siq ia mori Isës Prishtinën dy herë. Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme