Ambasadori i Rusisë, Aleksandr Botsan-Kharchenko, sikur shefat e tij në Kremlin i la fajin të tjerëve për skandalin e tyre që ju dolën në shesh me emër e mbiemër të agjentit të GRU’së , nënkolonel Georgy Kleban duke korruptuar spiunin serb Z.B.
Ambasadori i Rusisë, AleksandrBotsan-Kharchenko deklaroi se rekrutimi i pretenduar të zyrtarit serb nga agjenti rus nuk mund të dëmtoj marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vlerësoi se është provokim para takimit të zyrtarëve të nivelit më të lartë mes Serbisë e Rusisë.
“Në pritje të takimeve të rëndësishme, shfaqen disa provokime, diçka skandaloze, ne jemi mësuar me këto dhe i injorojmë e shkojmë përpara. Tregime të tilla skandaloze, përkatësisht dyshimi i korruptimit të ushtarakut serb nga ushtaraku rus, nuk mund të shkaktojnë ndonjë dëm marrëdhënieve mes nesh” ka thënë Botsan-Kharchenko për televizionin publik serb RTS.
Presidenti serb Vucic dje në mbrëmje ishte ankuar publikisht për këtë aferë spiunazhi dhe njoftoi se ata e kishin ditur dhe kishte një pyetje një për të: “Pse? Nuk e kuptoj logjikën pas gjithë kësaj”.
Pas gjithë kësaj Vucic kishte njoftuar publikun serb për skandalin dhe kishte shpalosur detaje ku sipas tij agjencitë e sigurisë së Serbisë kishin qenë vigjilente dhe ishin të njoftuar për aktivitetin e spiunit rus Georgy Kloban.
Vucic përkundër aferës përsëri ishte falënderues për ndihmën e Rusisë dhe nderimin e madh që i ishte bërë atij nga Presidenti Vladimir Putin dhe Rusia.
Vucic viziton Moskën në muajin dhjetor dhe do të pritet nga Presidenti Vladimir Putin.