Mediat shqiptare raportojnë se nën rrënojat e këtij hoteli dyshohet se ka edhe persona nga Kosova të cilët kanë qenë në këtë hotel, pasi afër hotelit është një veturë me targa nga Kosova.
Një hotel 5 katësh është shembur në qytetin e Durrësit. Pronari i hotelit i cili ka shpëtuar ka konfirmuar se ka persona nën rrënojat e hotelit që u rrëzua.
Nga tërmeti i parë deri tani sipas raportimeve nga mediat e Shqipërisë kanë humbur jetën katër persona, ndërkaq të lënduar janë 150 të tjerë.
Po ashtu raportohet për dëme të mëdha materiale.