Kandidati për kryeministër dhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë duke thënë se Kosova është e gatshme t’i ndihmojë shtetit amë.
Ai tha se tërmeti u ndje edhe në Kosovë. Ndërkohë që ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.
“U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”,