Kurti thotë se do të takohet me Borellin: Ka vetëm kritika për Mogherinin

Lideri i Veëvendosjes, me gjasë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të biesojë me shefin e ri të Politikës së Jashtme të BE’së, Josep Borellin, ndërsa për atë që mbajti më herët këtë post, Federica Mogherinin, ka pasur vetëm kritika.


Në një intervistë për EB, Kurti ka thënë se me Borell do të dakordohet rreth vazhdimit të dialogut, ndërsa për Mogherinin, thotë se lejoi që shumë gjëra  të dalin në publik.

“Më duhet të takohem me z.Borell dhe të arrijmë një marrëveshje për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Znj. Mogherini ka lejuar që shumë gjëra të ndryshme të dalin në publik, dhe besoj se bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vlerësohen në kontekstin e vlerave evropiane. Jo gjithçka duhet të jetë në tavolinë”, ka thënë Kurti në EËB.

Përveç tjerash, Kurti ka thënë se është kundër krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, teksa ka rikujtuar gjithë historikun e krijimit të ‘Republika Srpskas’ në Bosnje e Hercegovinë, një ‘minishtet’ që e mbanë të paralizuar gjithë shtetin atje.

“Mendoj që Beogradi e dëshiron të njëjtën gjë në Kosovë, me një ndryshim që s’do të jenë 14 komuna, por 10. Në këtë mënyrë Komuniteti i Komunave me Shumicë Serbe do të bëhej një lloj shteti, që nuk është një republikë, brenda një republike që nuk është edhe aq shtet. Njëjtë sikur në Bosnje, ku është Republika Srpska , që është një republikë por jo një shtet, brenda një shteti si Bosnja që nuk është një republikë. Një lloj i ‘kukullës babushka’. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se një zgjidhje e tillë vetëm do ta zgjeronin konfliktin dhe do të krijonin probleme të shumëfishta”, ka shtuar Kurti.

Kreu i VV’së në fund ka thënë se serbët dhe shqiptarët duan drejtësi dhe punë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme