MPJ e Turqisë: Ashtu si gjithmonë edhe në këtë fatkeqësi jemi pranë Shqipërisë

Turqia i ka shprehur ngushëllime Shqipërisë për personat që kanë humbur jetën nga tërmeti 6.4 ballë sipas Rihterit që goditi mëngjesin e sotëm Shqipërinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “me keqardhje të thellë mësuam lajmin për tërmetin në Shqipëri”.

“I përcjellim ngushëllimet tona të thella popullit shqiptar dhe familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e kësaj fatkeqësie. U urojmë gjithashtu shërim të shpejtë të plagosurve. Turqia ashtu si gjithmonë edhe në këtë fatkeqësi është pranë Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Më tej thuhet se nga Turqia do të mbërrijë me një avion ushtarak një ekip për kërkim dhe shpëtim dhe një ekip shëndetësor. “Turqia e cila është në solidarizim të plotë me qeverinë dhe popullin shqiptar, është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë që është e nevojshme”, thuhet në deklaratë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë (IGJEUM), ka njoftuar se tërmeti kishte epiqendrën 15 kilometra larg nga qyteti i Durrësit me një thellësi prej 38 kilometrash.

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 13 persona.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme