‘Vila Palma’ me 3 kat pa leje: Kështu dukej para se të shembej nga tërmeti i fuqishëm

15 persona deri tashmë raportohet se kanë vdekur, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm. Ndërtesa të shumëta, kryesisht të vjetra dhe me ndertime pa leje, u shembën nga lëkundjet e fuqishme.


Njëjtë edhe hoteli ‘Vila Palma’ që ndodhet në bregdetin e Durrësit, i cili është shembur i tëri duke u marrë jetën dy personave që ndodheshin brenda.

Dy viktimat, jozyrtarisht mësohet se kanë qenë djali dhe babai i pronarit.

Në disa fotografi të këtij hoteli, të bëra më herët, vërehet se tre kate të ndërteses kanë qenë të ndërtuara më vonë, dhe pa leje.

Ndryshe, deri tashmë raportohet se 15 persona kanë vdekur dhe mbi 300 të tjerë janë lënduar rëndë, ndërsa është konfirmuar se mbi 30 janë nxjerrur të gjallë nga rrënojat.

Metro do t’iu mbajë të informuar me zhvillimet rreth kësaj ngjarje./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme