Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti i cili ra dje në mëngjes në orën 03:54.
Bëhet me dije se një i lënduar i cili ndodhej në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.
Emri i viktimës nuk është bërë publik por dyshohet se është nga të plagosurit e zonës së Thumanës.
Me këtë rast nurmi i viktimave ka shkuar në 25. Ndërkohë vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës dhe Thumanë, raporton Tch.