Stevliq i njohur publikisht për tentim vrasjen e Josip Broz Titos, për të cilën ai u dënua me 10 vjet burg, është njoftuar se sot ka ndërruar jetë
Vitin e kaluar, në një intervistë për “Politika”, ai ka folur për arrestimin e tij që ndodhi 40 vite më parë, të cilin dënim e vuajti në Çikago dhe tregoi se si mori pjesë në tentim vrasjen e Titos, shkruan b92, transmeton Gazeta Express.
“Ashtu si shokët e mi, kam menduar se Josip Broz Tito nuk e meriton ta sundojë Serbinë. Nga ana tjetër, unë kam qenë i vetëdijshëm se në bazë të besimit tonë unë nuk kam të drejtë t’ia marrë jetën askujt, por për raste të tilla ajo menduam të jetë fundi i tij”, ka thënë Stevliq, transmeton Gazeta Express.
Siç përshkruhet në intervistë, për qeverinë jugosllave në ato vite, Departamenti i Shtetit në Uashington ka dërguar një listë të emrave të 146 personave për arrestim me kërkesë të autoriteteve amerikane.
Departamenti i Shtetit i është përgjigjur këtyre në Beograd se ata nuk mund të arrestojnë kaq shumë njerëz. Pas kësaj u arrestuan; Nikola Kavaja, Stojiljko Kajevic, Bosko Radonjiq, Zhivotije Savic, Nikola Zhivoviqa dhe vetë Radosh Stevliq me akuzë për tentim vrasjen e Josip Broz Titos. /GazetaExpress/